Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas protestës së sotme kundër shtrenjtimit të rrymës.
Kërçeli tha se është mirë të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës, por sipas tij, jo mbi urrejtjen ndaj individit.
“Mirë është të protestohet kundër shtrenjtimit të rrymës. I dëmshëm është motivacioni për kauza mbi urrejtjen ndaj individit”, ka shkruar Kërçeli, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se gjatë protestës së sotme të organizuar nga PSD, kryetari i saj, Dardan Molliqaj, i është drejtuar kryeministrit të vendit si “frikacak”.