Këshilltari i kryeministrit – deputetit të LDK-së: Rënia e Qeverisë nënkupton edhe rënien tuaj

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së Driton Selmanaj.

Matoshi i ka kujtuar Selmanjt kujtesen afatshkurtër dhe i ka thënë se rrëzimi i qeverisë dhe shkuarja e vendit në zgjedhje të jashtëzakonshme do të të thotë që si pjesë e legjislativit bie dhe ai.

Ai i ka bërë thirrje deputetit Selamanaj që mos të ngutet për me shpallë festa.

Sipas Matoshit, vulën e kësaj Qeverie t’prime nga Ramush Haradinaj, do ta mbajnë përjetësisht vendimet madhore si “De legjitimimi i idesë së korrigjimit/ndryshimit të kufijve të vendit, Tarifat 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja ruajtja e sovranitetit të Kosovës si dhe marrëdhëniet bilaterale dhe strategjike me Gjermaninë”.

Postimi i plotë i Matoshit:

Lekcion logjik dhe konstitucional për deputetin Driton Selmanaj

Deputetit të LDK-së, kolegu e miku jém Driton Selmanaj me propozimin e tij që dita kur bie qeveria Haradinaj të shpallet festë zyrtare – ndonëse retorikë populliste – ka bâ sëpsku tre nonsense logjike dhe shmangie nga e vërteta.

Pa ia mohuar atij të drejtën për kritikë publike qeverisjes, sepse ka vend për kritikë, për mos me e lânë Qeverinë me gabue, i thom se ka kujtesë të shkurtë e të paqëndrueshme institucionale;

Sëpari, deputeti Selmanaj si i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Republikës, duhet me e ditë se rënia e Qeverisë e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, pra bie edhe legjislativi, pra edhe vet ai!
A dmth. kjo se populli që e ka zgjedhur po ashtu duhet me festu râmjen e tij?

Sëdyti, deputeti Selmanaj ngutët për me shpall festa, ngase paragjykon një Qeveri më të mirë, me gjasë, por çka nëse Qeveria e re mund të jetë më e paqëndrueshne ose në thelb devijon!?
A do të thotë kjo se Dritoni, ose nji dikush tjetër, rënien e saj duhet me e shpallë rishtas festë zyrtare!???

(Driton, kurrë nuk i dihet, mund të zhgënjehesh ma keq me ndonjë qeverisje të ardhshme, sepse drejtimi progresist i historisë nuk është a priori i garantumë?)

Sëtreti, si institucionalist, deputeti Selmanaj, nëse nuk ka bâ hajgare me “Festën Zyrtare”, ka harru se vulën e angazhimit të kësaj Qeverie t’prime nga Ramush Haradinaj, do ta mbajnë përjetësisht vendimet madhore:
– Mandatimi ligjor mbrojtës i ushtrisë kosovare;(Kujtoje pritjen e Kryeministrit Haradinaj nga Sekretari anerikan i Mbrojtjes, James Mattis);
– Delegjitimimi i idesë së korrigjimit/ndryshimit të kufijve të vendit që do të shpiente në shpërbâmjen e entitetit juridik-politik Republika e Kosovës, sepse me këtë binte Pakoja Ahtisaari (pra Kushtetuta e Kosovës) si dhe do të shpallej i pa objekt verdikti i GjND-së;
– Tarifat 100% ndaj mallërave nga Serbia dhe Bosnja, që realisht ia bënë të qartë shtetit serb se ky vend është sovran dhe merr vendime sovrane, duke i menagju me klas marrëdhëniet me aleatët tanë strategjikë, pra tue i mbajtë të palëndueme në substancë!? (Driton, tarifa vendosin vetëm shtetet!?) prandaj edhe u çart Beogradi zyrtar!???
– Në anën tjetër sovraniteti i Kosovës që i ishte dirëzu Federica Mogherinit dhe tavolinës së bisedimeve në Bruksel, (ku po flitej si me e nda e cënu territorin kushtetues) u kthye tek sovrani – tek populli i Kosovës!?
– Marrëdhâniet bilaterale dhe strategjike me Gjermaninë, u ngritën në nivelin ma t’naltë të besimit reciprok, sëkëndejmi Kancelarja Merkel dhe shteti gjerman janë vú në mbrojtje të sovranitetit të vendit tonë, me kundërshtimin historik ndaj idesë së ndryshimit të kufijve.

(Driton për këtë unë punoj për Kryeministrin Haradinaj, sepse e konsideroj rrugë të drejtë dhe historia ka me e dëshmu se ishte kursi i vetëm i drejtë…). 

Të ngjashme