Këshilltari i Kurtit kritikon protestën kundër Gjykatës Speciale

Prishtinë | 25 Dhj 2022 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, e ka kritikuar protestën e mbajtur të shtunën kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale, të organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD) dhe OVL e UÇK-së. Protestë kjo që mblodhi mbi një mijë qytetarë në sheshet e Prishtinës.

Përmes një postimi në facebook këshilltari i Kryeministrit Kurti ka thënë që protesta e djeshme po bëhet me vonës për shkak se pasojat i kemi nga e kaluara.

“Protesta kundër vendimit të GJS nga ata që e krijuan të marrë vendime, edhe nëse ju duket e drejtë, është e vonuar, prandaj pa efikasitet. Mbase me vonesë do të protestojnë edhe kundër Zajednicës, që vetë e nënshkruan, por do të jetë pa efikasitet. Do te duhej të bashkoheshin sot kundër saj. Por ende mbetën “partnerë alternativë”, të bashkuar pro saj”, ka shkruar Feraj.

”A do të kuptojnë: Ndonjëherë? Ndonjë gjë? Në kohën e duhur?”, ka shkruar më tej këshilltari i Kurtit.

Të ngjashme