Këshilltari i Kurtit poston fotografi nga Kotorri, Vuçiqi e Rama të mërrolur gjersa kryeministri flet

Prishtinë | 16 Maj 2024 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi nga Kotori i Malit të Zi, ku u mbajtë samiti i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Fotografia e përzgjedhur është goxha interesante. Në fotografi shihen kryeministri Kurti, president serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në fotografi shihen që Kurti është duke folur, ndërsa Vuçiqi e Rama janë disi të përhumbur e të mërrolur.

“Këtë foto mund ta dëgjoni teksa flet kryeministri Kurti: Një vizion i përbashkët” – ka shkruar Zulfaj.

Të ngjashme