Këshilltari i Kurtit që bëri thirrje për “Rezistencë”, ftohet nga Policia

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Shkëlzen Gashi i cili është këshilltar i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ka marrë ftesë nga Policia në cilësinë e të dyshuarit.

Këtë e ka bërë të ditur vet Gashi përmes një njoftimi në Facebook.

“Sot, më 22 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin «kanosje»”.

“Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në Facebook kam bërë thirrje për rezistencë Nesër në ora 10:00 do të shkoj në drejtorinë në fjalë sepse i kam edhe unë disa pyetje për ta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme