Një ditë para seancës ku pritet të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin, kanë reaguar nga kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi ka deklaruar se Qeveria pa fituesin e zgjedhjeve është jolegjitime.
“Çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve, që i mbivendoset vullnetit të popullit është jolegjitime”, ka shkruar ai.
Ky reagim i këshilltarit të Kurtit, vjen një ditë para seancës ku pritet të votohet Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.
Tashmë nga LDK-ja kanë bërë të ditur se i kanë votat që i duhen, derisa, sot gjatë ditës të njejtët pritet që të publikojnë emrat e ministrave.