Këshilltari i Ministres: Nagavci nuk ka pse të jap dorëheqje për “rastin e Kamenicës”

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Nuk ka asnjë arsye për dorëheqje ministrja Arbërie Nagavci, për rastin në shkollat e Kamenicës. Kështu ka bërë me dije këshilltari i saj ligjor, Valdrin Dervishaj në Sytë 7 në Klan Kosova.

I njëjti ka thënë se “Kushtetutën e shkel vetëm Presidenti, ndërsa kontrolli kushtetues i akteve të parlamentit, qeverisë bëhet nga Gjykata. Është proces i natyrshëm. Ne kemi raste të shpeshta kur Gjykata Kushtetuese vlerëson kushtetutshmërinë e vendimeve të institucioneve”.

Dervishaj, ka thënë se për procesin alternativë të mësimit të përshpejtuar në shkollat ku u mbyllën nga reforma e ish kryetarit të Kamenicës, Qëndron Kastrati, u mor pas “kemi konstatuar atëherë që organizimi i mësimit alternative të përshpejtuar është i domosdoshëm dhe kemi nxjerr vendim, pa paragjyku se mund të ketë kontroll kushtetutes i aktit tonë. Po flisnim për 441 fëmijë për tu kthyer në mësim”.

Sipas tij, vendimi nuk ka prodhu pasoja juridike, Gjykata ka kontrollu kushtetutshmërinë, sepse nuk ka pas shkelje të një neni specifik të shprehur në Kushtetutë.

Tutje, Dervishaj në Sytë 7, foli edhe për Ligjin e teksteve dhe për Ligjin e Akreditimit, të cilat, tha se janë një punë e madhe për Ministrinë, që të përmirësoj cilësinë e arsimit.

Të ngjashme