Naim Murseli, këshilltar i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ai po sulmohet vazhdimisht në forma të ndryshme nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Të gjitha kërcënimet do të raportohen në polici. Ftoj liderin e tyre, Albin Kurti të distancohet nga sulmet e tilla”, ka thënë Murseli.
Përmes Facebook ai ka thënë fotografia e publikuar ditë më parë në të cilën pretendohet se Pacolli ka qëndruar në një jaht me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është e rreme.