Këshilltari i Pacollit: Nuk kemi biseduar me askënd për pjesëmarrje në Qeveri

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Në marrëveshjen e nënshkruar sot në mes LDK-së dhe AAK-së theksohet edhe pjesëmarrja e AKR-së në Qeverinë e ardhshme.

Por sipas Jetlir Zyberajt, këshilltarit të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, ata nuk kanë zhvilluar negociata me askënd, transmeton Klan Kosova.

“Lajmet nëpër disa media për kërkesa ministrore janë të pasakta. Ne nuk kemi biseduar asnjëherë me askend për pjesmarrje në qeveri dhe ndarje resoresh qeveritare”, është shprehur Zyberaj.

LEXO MË SHUMË:

Të ngjashme