Pas paralajmërimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli mund të ndalohet nëse shkon në Kuvend, ka reaguar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.
Zyberaj e ka quajtur këtë një kërcënim tjetër ndaj Pacollit. Ai ka thënë se kjo është deklaratë e frikshme dhe alarmante.
Zyberaj po ashtu ka kërkuar reagimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
“I paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij. Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veç pse i kryen obligimet kushtetuese? Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qëllim frikësimi”, ka shkruar Zyberaj.