Këshilltari i presidentit, Adil Behramaj, ka shkruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti publikisht po e kërcënon me arrestim presidentin e vendit, Hashim Thaçin.
Behramaj ka kujtuar kohën kur Serbia me dekadë nuk ka arritur ta arrestoj kreun e shtetit.
Derisa tha ai, se Kurti është falur nga Serbia pas përfundimit të luftës, ky është dallimi ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i plotë i Behramajt:
Si kryeministër i shkarkuar, Albin Kurti në fakt nuk do as debat me presidentin Thaçi. Deri sa thotë që me veti i merr edhe Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Policisë, atëherë Kurti publikisht po e kërcënon me arrestim edhe kreun e shtetit!
Shteti i Serbisë me tërë aparatin e sigurisë dhe zbulimit e kishte kërkuar plot një dekadë Hashim Thaçin dhe nuk kishte arritur ta arrestonte. Madje, ai fletarrest ende është në fuqi dhe aktivisht kërkohet arrestimi i tij prej Serbisë. Ndërsa, në anën tjetër, Albin Kurti është falur direkt nga Koshtunica. Madje, çuditërisht, është i faluri i vetëm nga 489 shqiptarët që mbaheshin të burgosur në Serbi pas përfundimit të luftës. Pra, dallimi është shumë i qartë!