Ismail Syla, këshilltari i presidentit Hashim Thaçi ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Veton Surroi, shkruan Gazeta Metro.
Syla ka shkruar në Facebook se Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia.
“Veton Surroi nuk ia falë Hashim Thaçit çlirimin (çkapjen) e Kosovës nga Serbia”, ka shkruar Syla.
Ndryshe, analisti Veton Surroi është shprehur se aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe krye-parlamentarit Kadri Veseli nga Gjykata Speciale është njëfarë fillimi i ç’kapjes së shtetit të Kosovës.
Surroi, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar “një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”.
Poshtë këtij shënimi ai ka shpërndarë njoftimin zyrtarë të Gjykatës Speciale, e cila akuzon Thacin e Veseli për vrasjen e 100 personave.