Këshilltari i Thaçit i reagon raportues së BE-së: Jeni duke operuar në kufij të racizmit

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Artan Behrami, këshilltar i presidentit Hashim Thaçi i ka reaguar raportueses sëe BE’së për Kosovën, Viola von Cramon e cila pothuajse çdo ditë i komenton zhvillimet në Kosovë.

Në njërin nga postimit e saj, Carmon iu ka referuar gjeneratës së vjetër të LDK-së si banda, derisa sot kërcënoi presidentin e Kosovës që të mendoj dy herë para se të merr vendime për qeverinë e re të Kosovës.

Në profilin tij në Twitter, Behrami ka shkruar se Von Cramon asnjëherë nuk ka reaguar ndaj gazit lotsjellës, nga molotovët e Kurtit, por është duke sulmuar votëbesimin demokratik me 2/3 e votave nga parlamenti i Kosovës.

“Vetëm ata që shikojnë Kosovën nga perspektiva e Krishtit shkruajnë si ju. Ka parti politike të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe të lirshme, s’ka banda dhe vota të vjedhura! Ky nuk është vetëm një lajm i rremë dhe histeri! Ju po operoni përreth kufijve të racizmit”, ka shkruar Behrami.

Ai po ashtu iu ka akuzuar raportuesen se është duke marrë anë me qëndrimet e saj publike, duke e amnistuar vetëm kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurtin.

“Ju jeni duke marrë anët. Mendoni se si partitë e tjera politike në Kosovë do të punojnë me ju (si raportuese). E pabesueshme”, ka shkruar Behrami.

Të ngjashme