Blerim Shala do të jetë këshilltar dhe koordinator i presidentit Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë.
Megjithëse Presidenca nuk e ka zyrtarizuar emërimin e Shalës, ai do të marrë pjesë në cilësinë e koordinatorit në një forum të sigurisë, i cili mbahet këtë javë në Beograd, shkruan sot Koha Ditore.
Shala figuron si njëri nga panelistët e Forumit për Siguri në Beograd (BSF), krahas drejtorit për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nënkryetares së Kuvendit serb, Gordana Comiq, si dhe Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika.
Temë e diskutimit do të jetë “Dialogu Prishtinë-Beograd: Nga normalizimi drejt normalitetit”.