Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Fëllanza Podrimja përmes një status në Twitter ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor të Kosovës, se po i mbajnë anën Serbisë dhe po e sabotojnë Kosovën, shkruan Gazeta Metro.
Këshilltarja Podrimja ka skandalizuar duke thënë se Amerika ka dalur se kanë dalë në anën e Serbisë dhe po e sabotojnë vendin tonë me reagimet kundër taksës dhe reciprocitetit.
Sipas këshilltares së Albin Kurtit, aleati kryesor i Kosovës po e përkrahë Serbinë në çdo formë të mundshme.
“Qeveria e Kosovës po zbaton standardet e GATT dhe CEFTA. Reciprociteti është mjet i shfrytëzuar nga shtetet sovrane për të mbrojtur ekonominë e tyre dhe për të krijuar një fushë të barabartë veprimi. Pse po i mbani anën Serbisë dhe po sabotoni Kosovën në çdo mënyrë të mundshme? Serbia, një aleat i Rusisë e që ka Kinën që po i patrullon në rrugë”, thuhet në deklaratën e saj në Twitter.
The Gov’ of Kosova is applying GATT& CEFTA standards. Reciprocity is a tool used by sovereign states to protect their economy& create a level playing field. Why siding w/ Serbia sabbotaging RKS in every possible way? Serbia, an ally of Russia who has China patrolling its streets. https://t.co/gAkdm2CL6C
— Fëllanza Podrimja (@FPodrimja) April 1, 2020
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heq të gjitha tarifat dhe të mos krijoj barriera të reja pasi këto politika e dëmtojnë popullin dhe ekonominë Kosovës dhe ekonominë e saj.
Po ashtu kujtojmë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po e kundërshton hapur kërkesat dhe qëndrimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje këtë e ka konfirmuar edhe Emisari i Presidentit Trump, ambasadori Richard Grenell i cili konfirmoi se Kurti po bën gabime shumë serioze ndaj Amerikës.