Donika Kadaj-Bujupi, këshilltarja e Presidentes Vjosa Osmanit, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, me ftesë të Këshillit të Kongresit të Intelektualëve boshnjak,
Gjatë kësaj vizite, Kadaj Bujupi ka realizuar takime me përfaqësues të institucioneve më të larta të vendit, duke përfshirë kryesuesin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, Qeverinë e Kantonit të Sarajevës dhe kryetarin e Kuvendit, Elvedin Okeriq, ka njoftuar zyra e presidentes.
“Përgjatë kësaj vizite, znj. Kadaj Bujupi ka takuar edhe rektorin e Universitetit Publik të Sarajevës, Rifat Skrelj, këshilltarët në kabinetin e anëtarit Beqiroviq, z. Mehmed Pargan e znj. Hoda Dediq, si dhe përfaqësuesen në krye të komunitetit shqiptar në Bosnje e Hercegovinë, znj. Elvira Dushi. Në takimet e zhvilluara, diskutimet u përqendruan rreth intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve në fushën akademike, të artit, sportit, kulturës, tregtisë dhe ekonomisë”, thuhet në njoftim.