Agjencia për Regjistrim Civil (ARC) e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.
Zëvendësministri Bajram Gecja, tha se ky është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët.
“Ne do të punojmë me ARC-në dhe me shtetet e tjera që ky patentë shofer të njihet ndërkombëtarisht. Jemi në kontakte me disa shtete, siç është Italia, Austria dhe Gjermania që në mënyrë bilaterale kjo njohje”.
Që nga 1 tetori Agjencia e Regjistrimit Civil ka filluar me aplikimin për patentë-shofer ndërkombëtar.
Aplikimi bëhet në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë-shoferëve ndërkombëtarë në Republikën e Kosovës.