Kështu do të duket oborri i Big Brother VIP Kosova

Prishtinë | 27 Gus 2022 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Së shpejti pritet të hapet shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother VIP, të cilën do të mund ta shihni në Klan Kosova dhe Artmotion.

E se si do të duket një pjesë e oborrit të kësaj shtëpie e ka zbuluar drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka paralajmëruar se shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të jetë ndër më të bukurat e këtij spektakli gjithandej në botë.

“E di që mezi po prisni. Tashmë ditët kanë filluar të ecin mbrapshtë deri te data kur do të hapet shtëpia më e famshme në Kosovë – Big Brother VIP Kosova. E shtëpia do të jetë ashtu siç na ka hije – ndër më të bukurat që i ka pasur ky spektakël në të katër anët e globit. Ja një sneak peek e oborrit të shtëpisë të cilën do ta shihni pandërprerë në Klan Kosova dhe Art Motion… së shpejti! Lum ata që do të jetojnë në të dhe lum ata që do të mund të reklamohen në të”, ka shkruar Kelmendi.

Të ngjashme