Që nga Konferenca e Zhvilluesve e Samsungut, në internet kanë qarkulluar shumë lajme e spekulime në lidhje me atë se si do të duket dyshja e re Galaxy S10.
Sot, një set fotografish (jozyrtare) në një video është publikuar duke zbuluar se si do të duket Galaxy S10+, shkruan neowin, transmeton Koha.net. Fotografitë i kanë publikuar OnLeaks dhe 91Mobiles.
Siç mund të shohim nga videoja, Galaxy S10+ duket se nuk do të vijë me ekranin Infinity-O ashtu siç pritej dhe në vend të kësaj ai posedon diçka pak më ndryshe.
Gjithashtu, mund të shohim se Galaxy S10 do të ketë dy kamera në pjesën e përparme dhe tri kamera në pjesën e pasme.
Për më tepër, shikoni videon.