Dita e diell do të filloj me mot me diell dhe vranësira të paqëndrueshme të cilat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale mbesin të ngjashme me ditët paraprake por në vlerat e maksimaleve parashihen ulje për 2-4 gradë Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7 m/s.
Java e tjetër parashihet të jetë me vapë dhe me temperatura maksimale rreth 35 gradë Celsius.