Kështu do të mbajë moti në pesë ditët e ardhshme

Prishtinë | 30 Tet 2022 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë javën që vjen.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimalet luhaten ndërmjet 4C deri 8C, e ato maksimale ndërmjet fillimisht kapin vlera edhe deri në 23C, me rënie graduale deri në 19C ditën e premte.

“Situatë stabile sinoptike edhe përgjatë javës së parë të nëntorit. Mbetet ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Hen, 31.10 Mar, 1.11 Mer, 2.11 Enj, 3.11 23 Pre,4.11 4.11 23 23°7° 22° 5° 4 20°6° 20° Era: 3-7m/s Shtypja: 1023mb Lageshtia: 38% UVI: 3 19°5° Era: 1-4m/s Shtypja: 1023mb Lageshtia: 42% UVI: 3 7 Era: 1-4m/s Shtypja: 1023mb Lageshtia: 40% UVI: 3 AQI PM2.5:1 15/30 Era: 1-4m/s Shtypja: 1025mb Lageshtia: 49% UVI: 2 AQI PM2.5: 30/50 Era: 3-7m/s Shtypja: 101 1014mb Lageshtia:40% UVI: 2 AQI PM2.5: 30/50 Parashikimi mẽ: 0.10.2022 Prishtina Weather"

Njoftimi i plotë:

Situatë stabile sinoptike edhe përgjatë javës së parë të nëntorit.  Mbetet ngrohtë dhe me intervale më të gjata me diell.

30.10.2022 – Kushte të qëndrueshme të motit do të vazhdojnë të dominojnë edhe ditëve të para të nëntorit.  Mbetet ngrohtë dhe kryesisht me kthjellime e diell, por se herë herë kalojnë edhe vransira kalimtare.  Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mund të paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.

Kushtet e qeta atmosferike me inverzione termike orëve të mëngjesit do të mbajnë të rritur vlerat e ndotësve ajror, sidomos grimcat e materies PM2.5 dhe PM10, që shtynë indeksin e cilësisë së ajrit të jetë më gjatë në vlera të dobëta, apo edhe në shumë të dobëta vende-vende.

31.10 – Vransira kalimtare në mëngjes.  Ditën ngrohtë me kthjellime e diell.

1.11 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

2.11 – Ngrohtë, kryesisht me diell.  Më vonë në mbrëmje vransira kalimtare.

3.11 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore vransira lokale.

4.11 – Mjegull në mëngjes viseve të ulëta.  Ditën vransira kalimtare dhe intervale me diell. Mbetet ngrohtë.

Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore.  Minimalet luhaten ndërmjet 4C deri 8C, e ato maksimale ndërmjet fillimisht kapin vlera edhe deri në 23C, me rënie graduale deri në 19C ditën e premte.

Do të dominojnë më shumë qetësitë, por se frynë erëra kryesisht nga jugu e jugperëndimi, të lehta 1-4m/s, e ditën e hënë verilindore 3-7m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, e në fundjavë pritet të zbres përreth vlerave normale.

Të ngjashme