Kështu dukej Belen para operacionit në gjoks

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 15:54 | Nga

Ju me siguri imagjinoni që Belen ka pasur trupin bombastik që ka sot, gjymtyrët e gjatë, elegancën, feminilitetin, por ka dashur të përmirësojë një aspekt të saj duke bërë gjoksin operacion. Ajo e ka pranuar këtë dhe nuk është e domodoshme ta thotë shpesh me gojë.

Por ajo që ju nuk e imagjinoni dot është si ka qenë trupi i Belen para kësaj ndërhyrjeje. E ka zbuluar vetë modelja duke publikuar një foto të vjetër të saj kur ishte 19 vjeç në një pasarelë, e veshur me rroba banje dhe një nga pjesët që bie më shumë në sy është pikërisht gjoksi i saj i rrumbullakosur si puna e përsosur e një kirurgu. Belen, ndryshe nga ç’mund ta imagjinonim, nuk ka pasur nevojë fare të ndërhyjë në gjoks.

“Unë, 19 vjeç, besoj në një nga sfilatat e mia të para, por i bëj vetes një pyetje “Pse e ke bërë gjoksin?”, ishte vetë i bukur”, shkruan modelja argjentinase që jeton dhe prezanton në Itali.

E ka kuptuar që të njëjtën pyetje do bënte kushdo që do e shikonte.

Ajo ka edhe sot, kur është 32 vjeçe dhe nënë e një djali të njëjtin trup si kur ishte 19. Ndoshta gjoksi, pa ndërhyrjen nuk do kishte mbetur i njëjti, megjithatë, ne ende nuk e besojmë sesi e ka çuar atë gjoks te kirurgu.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme