Këngëtarja është rikthyer disa vite më parë duke publikuar një imazh nga arkiva.
Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka publikuar imazhin e veshur me fustan ngjyrë të zezë.
Edhe pse Luana Vjollca ka disa ndryshime në fytyrë, ajo nuk ka hezituar të tregojë personalisht dallimin si ka qenë dhe si dukej.
Luana shihet me flokë me ngjyrë të zezë dhe dukshëm vërehen dallimet kur ishte 16 vjet dhe sot.
Nga kjo mund të themi lirshëm se tashmë ndryshimet estetike janë bërë trend dhe cilësohen normale.
Ndryshe, moderatorja dhe këngëtarja shqiptare ka qenë disa ditë pushimi në Dubai, pas rikthimit njoftoi se është punuar për realizimin e një projekti të ri muzikor.