Kështu duken anëtarët e ekipeve lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19

Prishtinë | 29 Nën 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Të drejtën e votimit për zgjedhjet për kryetar komune në Podujevë dhe në Mitrovicë të Veriut janë duke e zhvilluar edhe pacientët që janë të prekur me COVID-19.

Ekipet e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) janë duke shkuar në shtëpitë e këtyre personave dhe janë duke u dërguar votat.

Këtë e bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.


“Në komunën e Podujevës janë kontaktuar rreth 500 persona dhe pothuajse gjysma e tyre kanë shprehur vullnetin për të votuar përmes ndonjërit nga ekipet lëvizëse, ndërsa në komunën e Mitrovicës së Veriut nga kontakti me 21 persona, shumica prej tyre kanë aprovuar shërbimin e KQZ-së”.

“Të gjithë personat të cilët janë kontaktuar nga Komisionet Komunal të Zgjedhjeve të këtyre dy komunave, i takojnë listës zyrtare të cilën e kemi pranuar”, ka thënë Eelezi.

Këtu më poshtë keni fotografinë se si janë duken personat që janë pjesë e këtyre ekipeve të KQZ-së:


Të ngjashme