Aziz Salihu po e vazhdon trajtimin mjekësor në Turqi. Legjenda e boksit ka probleme me pankreas dhe është duke u kuruar në Stamboll, pasi qëndroi dy muaj në QKUK, shkruan Zëri.
Siç shihet përmes fotografisë së mëposhtme, “Zizi” ka humbur shumë peshë dhe mbahet nga vajza e tij, Monika.
Kjo fotografi është bërë dje, ndërsa Azizi gjendet për trajtim mjekësor në spitalin ‘Ethica’ në Bakırköy-Stamboll.
Njeriu që u stolis me medalje olimpike të bronztë në L.A. në vitin 1984. Azizit i dëshirojmë shërim të shpejtë!