Kur flisni për pjesët e pakufizuara të autobanit gjerman, vrapimet me shpejtësi maksimale do të jenë gjithmonë pjesë e bisedës.
Ajo që është e mrekullueshme është që ne kemi një ide se çfarë shohin këta shoferë guximtarë kur bëjnë vrapime të tilla me shpejtësi të lartë pasi ka shumë video në internet nga veturat e tyre.
Por, ç’mund të themi për shoferët e tjerë që ata kalohen nga veturat me shpejtësi të lartë? Fatmirësisht, ne kemi hasur në këtë video nga Speedozer në YouTube. Dhe po, ai përmban një ‘pamje fluturuese’ të një Mercedes-AMG E63 S Wagon në autoban.
Vetura që lëvizë me shpejtësi në video është AMG E63 S Wagon.
Shpejtësia më e madhe që prek kjo veturë është 332 kilometra në orë (206 milje në orë). Në krahasim, videoja ishte filmuar nga një veturë që lëvizte me 80 km / orë (50 mph).
Interesante, sidoqoftë, automjeti më i ngadaltë nuk është ndonjë makinë e zakonshme. Është Mercedes C-Class Cabriolet më i fundit dhe mund të shihni drejt fundit të videos që kishte momentin e vet kur gati sa arriti kufirin e shpejtësimatësit të tij.