Një 55-vjeçar nga Petrova e Prizrenit, ka humbur dje jetën, si pasojë e goditjes nga rrufeja.
Viktima thuhet se në ato momente, ishte me traktor duke mbledhur sanën, teksa fqinjët e tij kanë intervenuar për t’i dhënë ndihmën e parë meqë gjendja e tij ishte e rëndë.
Klan Kosova ka publikuar fotografi të pamjeve të traktorit pas goditjes nga rrufeja.
Ndryshe, një person ka vdekur në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur nga rrufeja mbrëmë. Për rastin ka dhënë detaje Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Sipas Policisë, ai është goditur nga rrufeja derisa ishte duke e drejtuar traktorin.
Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor.
“Fsh. Petrovë, Prizren 02.06.2022 – 16:32. Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar traktorin, dyshohet se është goditur nga rrufeja dhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, thuhet në raport.