Kështu e kalon Ronaldo kohën e lirë në Torino

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është rikthyer në Itali, pasi qëndroi për më shumë se dy muaj në Portugali, në Madeira, i izoluar për shkak të COVID-19.

Ai po punon shumë që të jetë sa më në formë për rinisjen e sezonit në Serie A.

Por, përveç stërvitjeve me klubin, pjesën tjetër të ditës po e shfrytëzon për të shëtitur me familjen, diçka që nuk është lejuar shumë këto muaj, kur e gjithë bota u izolua për shkak të koronavirusit.

Ai ka postuar foto në rrjetet sociale me të dashurën, Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij duke shijuar natyrën me biçikleta.

Të ngjashme