Orët e para të mëngjesit të sotëm përmes një sulmi me raketa është vrarë drejtuesi i Forcave të QUDS, Qasem Soleimani.
Vrasja e Soleimanit ishte bërë me urdhër të presidentit të SHBA’së, Donald Trump, pasi që organizata ushtarake që drejtonte Soleimani ishte një prej armiqve më të mëdhenj të Washingtonit.
Soleimani ishte vrarë në Aeroportin e Bagdadit, ndërkohë trupi i tij është identifikuar vetëm përmes unazës, duke qenë se ishte demoluar i tëri.
E në rrejte sociale, sidomos në twitter tashmë ka reagime të shumta dhe video të cilat tregojnë se si Soleimani e kishte kërcënuar presidentin e SHBA’së, Donald Trump.
“Më lejo të të them z.Trump kumarxhiu… më lejo të të them që ne jemi afër jush në vende të cilat as s’mund t’i imagjinoni. Ne jemi afër jush, aty ku ju as që mund ta imagjinoni”, këto ishin fjalët e Soleimanit në një tubim ku duartrokitej dhe brohoritej në mbështetje të tij.