Ekipi kosovar – “Bad News Eagles” para pak javësh kanë shkruar histori duke arritur të kualifikohen në turneun më të madh të lojës “CS:GO”, PGL Antwerp Major 2022.
Sot, ata e fituan ndeshjen e tyre të parë në këtë turne kundër ekipit turk ‘Eternal Fire’ me rezultat (16:14), ndeshje e cila u zhvillua në formatin ‘Bo1’.
Pas fitores, në llogarinë zyrtare të ekipit “Bad News Eagles” në Twitter, ata kanë publikuar një video të dy lojtarëve, ‘Juanflatroo’ dhe ‘rigoN’ të cilët shihen duke kërcyer e festuar.
Kujtojmë se çmimi i madh i këtij turneu është një milionë euro, teksa djemtë do të luajnë edhe një ndeshje ditën e sotme rreth orës 17:00.