Bashkëpunimi i autoriteteve kosovare me ato gjermane kanë realizuar një operacion të suksesshëm në 17 lokacione në Kosovë, me Call Center ku janë arrestuar 18 persona, shkruan Gazeta Metro.
Aksioni i zhvilluar në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, ka vazhduar edhe gjatë ditëve në vijim.
Mediat në Gjermani kanë sjellë edhe skemën me shkrim sipas të cilës janë udhëzuar punonjësit e qendrës së thirrjeve se si të joshin viktimat e tyre.
18 të dyshuar janë arrestur në Kosovë sepse janë marrë “me tregti mashtruese kibernetike”. Hetuesit kanë sekuestruar shtatë automjete, rreth 160,000 euro para të gatshme dhe disa llogari me rreth 700,000 euro. Po ashtu në Berlin, një adresë private dhe e biznesit është frekuentuar nga një anëtar i dyshuar i bandës ndërkombëtare, shkruan agjencia në fjalë.
Kryerësit akuzohen se kanë mashtruar klientët në platformat operative për tregtimin e produkteve të ndryshme financiare, transmeton albinfo.ch. Ata mendohet se do të kenë bindur, përmes telefonit, investitorët potencialë që të hapin llogari në ato platforma dhe të investojnë shuma më të mëdha të parave.
Ky aksion u realizua nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit policor dhe prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg – Gjermani.