Kështu ndodhi aksidenti, ku i përfshirë ishte djali i Hashim Thaçit

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për aksidentin ku i përfshirë djali i presidentit Thaçi, Endriti, raporton Gazeta Blic.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm tek rreth rrotullimi në Rrugën Prishtinë Ferizaj.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë trri automjete.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, kanë thënë nga Zyra për Informim në Policinë e Prishtinës.Mësohet gjithashtu se djali i Presidentit ka marrë edhe trajtim mjekësor, pas plagëve të lehta të shkaktuar nga aksidenti.

Të ngjashme