Kështu po duket Wuhani pas 76 ditësh karantinimi

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Qyteti i parë në botë i futur në karantinë pas shpërthimit të koronavirusit ka filluar t’i kthehet dalëngadalë në diçka që mund të përshkruhet si normale, pas muajve ankthi e frike.

Mirëpo, plaga e shpërthimit të virusit, që mbylli qyteti për 76 ditë në provincën Hubei dhe pjesën përreth, ende po del të jetë e hapur. Qytetarët vazhdojnë të jenë të shqetësuar për një shpërthim të dytë, derisa bizneset po hasin në vështirësi për t’u rimëkëmbur, shkruan CNN.

E përditshmja amerikane ka arritur të realizojë në storie mbi jetën e përditshme që po zhvillohet në Wuhan, pas lehtësimit të masave kundër transmetimit të Covid-19.

Wuhani duket ta ketë shpërthimin në dorë. Në vend nuk janë raportuar asnjë rast i ri ose vdekje lidhur me virusin pandemik, bazuar në shifrat e publikuara të mërkurën.

Rrugët që vetëm disa javë më parë ishin pushtuar nga forcat policore, tani janë të hapura për trafik, ndërsa disa hapësira publike siç është Kopshti Zoologjik në Wuhan po përgatiten të lejojnë njerëzit të futen brenda.

Megjithatë, të ecurit në rrugë në Wuhan kërkon që të praktikohet distanca sociale, duke qëndruar 1.5 metra larg.

Shumë dyqane, duke përfshirë zinxhirë të mëdhenj si Starbucks, kanë zhvendosur mallrat dhe shërbimet e tyre në trotuar për të shmangur nevojën që klientët të mblidhen brenda.Video Player00:0000:07

Në rrugë, disa qytetarë janë ende duke dalë jashtë me rroba mbrojtëse, përfshirë kostume plastike kundër mjediseve të rrezikshme. Kur u shërbejnë klientëve, disa pronarë të dyqaneve përveç maskave, mbajnë edhe doreza.

Wuhan (qyteti nga origjina e virusit) është qyteti më i madh në Kinën Qendrore, me një popullsi prej mbi 11 milion njerëz. Qyteti, më 23 janar, mbylli rrugët e transportit. /Lajmi.net/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme