Kështu pritet të jetë moti javën e parë të 2024’ës

Prishtinë | 31 Dhj 2023 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar se sonte moti do të mbetet stabil me me kthjellime e vransira kalimtare. Ndërkaq, në dita e parë e 2024’ës pritet të mbaj mot me diell, por, edhe me reshje shiu gjatë mbrëmjes.

Mot i ngjashëm pritet të mbajë edhe me 2, 3, 4 dhe 5 janar.

“Intervale me diell nuk mungojnë ditën e parë të 2024-ës, e më vonë gjatë mbrëmjes paraqiten mundësi për riga lokale shiu. Të reshura të dobëta shiu po parashihen edhe përgjatë ditës së martë dhe mërkurë, kryesisht orëve të para të ditës. Vransira e intervale me diell parashihen ditën e enjtë dhe premtë, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.”, thuhet në njoftim.

Temperaturat maksimale pritet të jenë prej 9C deri në 11C e 12C. Kurse, minimalet shënojnë rritje nga -1C deri në 3C e 4C, nga dita e martë.

Më ftoftë pritet të jetë pas 8 janarit, ku paralajmërohet reshje bore dhe temperatura të ulëta.

“Cilësia e ajrit do të përmirësohet, ku së paku gjatë ditës indeksi do të jetë edhe në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm orëve të mbrëmjes nivelet e ndotjes mbeten më të larta që çojnë indeksin në vlera të dobëta apo edhe shumë të dobëta.”, njofton Prishtina Weather.

1.01.2024 – Ultësirave në mëngjes mjegull. Pjesërisht vranët gjatë ditës me intervale me diell. Vonë në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

2.01 – Në mëngjes reshje të dobëta shiu. Ditën do të ketë edhe intervale me diell.

3.01 – Kryesisht me vransira. Paradite reshje të dobëta lokale shiu.

4.01 – Pjesërisht vranët dhe më butë. Pasdite mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

5.01 – Kryesisht me vransira.

Erëra kryesisht jugore-jugperëndimore frynë këtë javë me hove edhe mbi 10m/s nga dita e mërkurë dhe enjte.

Shtypja atmosferike në rënie dhe luhatet përreth vlerave normale.

Të ngjashme