Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, kanë marrë mbrëmë pjesë në premierën e filmit “Zgjoi”, i cili është filmi i nominuar i Kosovës për “Oscar”, raporton Express.
Osmani kishte veshur një fustan të kaltër, derisa Sadriu një kostum që e kishte kombinuar me një papjon shumëngjyrësh.
Nder e kënaqësi e veçantë që mbrëmë së bashku me ekipin e filmit “Zgjoi”, organizuam premierën e filmit në Kosovën tonë. Kur një histori dhimbjeje, frymëzimi, sakrifice, përkushtimi, humbjeje e triumfi siç është historia e znj. Fahrije Hoti dhe e grave të Krushës vjen nën interpretimin maestral të aktorëve tanë të jashtëzakonshëm në krye me Yllka Gashin, e shfaqet në ekran me profesionalizëm nën regjinë e një regjisoreje të shkëlqyeshme si Blerta Basholli – rezultati final s’mund të ishte asgjë më pak se sa një krijimtari artistike për ta pasur zili edhe bota”, ka shkruar Osmani, derisa ka shpërndarë edhe disa fotografi nga premiera.