Franck Kessie duket se i ka ditët e numëruar si futbollist i Milanit.
Mesfushori afrikan pritet të largohet nga Rossonerët gjatë afatit kalimtar veror, pasi Milani po mendon t’i reduktojë shpenzimet.
Rossonerët do t’i shesin yjet e skuadrës, ndërsa Kessie është ndër të parët në listë për tu larguar.
E ardhmja e mesfushorit afrikan duket se do të jetë në kampionatin anglez Ligën Premier.
Newcastle United dhe Everton janë dy skuadrat që po insistojnë për transferimin e mesfushorit nga Breg i Fildishtë.
Të dyja skuadrat janë në gjendje t’i ofrojnë pagë të majme lojtarit deri në pesë milionë euro në sezon.
Nga ana tjetër te Milani janë të kënaqur për ta shitur lojtarin nëse vije një ofertë mbi 35 milionë euro.