Mesfushori afrikan mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit
Franck Kessie mund të largohet nga Milani në afatin kalimtar të janarit.
Trajneri Stefano Pioli ka kërkuar përforcime në fazën e mesfushës për pjesën e dytë të sezonit.
Dhe, duket se 23 vjeçari është në listën e të larguarve pasi trajneri italian po kërkon alternativa të tjera.
Kessie e ka realizuar një gol në 14 ndeshje në Serie A me Milanin këtë sezon deri tash.
Ende nuk dihet se cilat klube ia kanë vënë syrin mesfushorit luftarak, por ai ka mundësi të lëvizë drejt Anglisë në janar, eventualisht në verën që vjen.