Për Franck Kessie, Tiémoué Bakayoko e ka transformuar Milanin në vitin 2019, natyrisht, duke mos përjashtuar ardhjet e reja, Lucas Paqueta dhe Piatek.
Mesfushori i Milanit, Franck Kessie, ka folur në përfundim të ndeshjes me Empolin për “Sky Sport”, sfidë të cilën e fituan Kuqezinjtë me rezultat të pastër, 3-0.
Milani duket tjetër skuadër në vitin 2019 me ardhjen e Lucas Paqueta dhe Piatek.
Por, këtë vit ka ndryshuar rrënjësisht edhe mesfushori i kritikuar në fillim të sezonit, Bakayoko, për të cilin tani Kessie dhe shokët tjerë të skuadrës kanë vetëm fjalë të mira dhe e shohin atë si shtyllën e mesfushës.
Ai foli edhe për objektivin e klubit.
“Vendi i tretë? Kampionati është akoma i gjatë. Dua t’i bëj komplimentet shokëve të skuadrës dhe duhet të mendojmë të marrim fitore të tjera”, ka thënë Kessie.
Mes tjerash, Kessie, që shënoi gol mbrëmë, premtoi edhe shumë të tjerë në ndeshjet e mbetura të sezonit.
“Goli? Duhet të vazhdoj kështu, të përpiqem të shënoj më shumë se vitin e kaluar”.