Këta artikuj janë shpëtim, ndalin thartirën menjëherë

Prishtinë | 20 Tet 2019 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdim të këtij teksti lexoni se çfarë duhet të hani dhe të pini nëse keni probleme me thartirën në lukth

Djegësira shkakton ndjenjën e shijes së hidhur në fyt, përcëllime dhe djegie, presion dhe dhembje në pjesën e sipërme të stomakut dhe pas eshtrave të kraharorit, mirëpo shfaqet edhe për shkak të refluksit të thartirës së lukthit.

Këto vështirësi janë të lidhura me ushqimin e pashëndetshëm, prandaj për ta mbrojtur shëndetin e lukthit, është i nevojshëm ushqimi i balancuar.

Çaj xhenxhefili

Zieni në ujë xhenxhefilin të pastruar dhe të grirë në copa të madhësisë së gishtit të madh të dorës. Lëreni të qëndrojë afro dhjetë minuta dhe pastaj e pini.

Bananet

Banania përmban sasi minimale thartire, andaj mbron dhe qetëson stomakun e irrituar.

Qumësht bajameje

Kjo alternativë klasike e shëndetshme e qumështittë lopës apo të dhisë ndihmon në neutralizimin e thartirës në lukth. Në qumështin e bajameve tundni smothie në të cilin do të shtoni dredhëza, banane dhe spinaq.

Fjolla tërshëre

Lukthi i irrituar kërkon ushqim të pasur me fibra, siç janë fjollat e tërshërës. Mëngjesin fillojeni me një pjatë fjollash tërshëre të cilat do t’ju japin gjithë energjinë e nevojshme për aktivitetet ditore, mirëpo njëkohësisht do të zvogëlojnë djegësirën.

Maraja

Në ujë të vluar qitni dy lugë fara maraje. Lini të qëndrojnë gjysmë ore, shtoni një lugë të vogël mjaltë dhe e pini.

Kefiri dhe aloe vera

Ky kombinim qetëson sistemin e tretjes, por njëherësh është edhe shumë i shijshëm. Një lugë lëng aloe vere përzieni me kefir dhe e pini për kafjall.

Perimet me fletë të gjelbra

Hani sa më shumë perime me fletë të gjelbra siç janë brokoli, selinoja dhe lulelakra, të cilat përmbajnë pak thartirë dhe ndihmojnë në luftën kundër thartirës./T

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme