Me qëllim për të tërhequr sa më shumë klientë, pronarët e hoteleve janë vazhdimisht në kërkim të elementëve të veçantë për t’u ofruar pushuesve. Konkurrenca e ashpër ka vënë në punë krijueshmërinë, çka ka çuar në ndërtimin e hoteleve në vende sa të pazakonta aq edhe të mahnitshme.
Nga pyjet e Finlandës te xhunglat e Balit, nga rrugët e Parisit në brigjet e Mesdheut – hotelet në këtë përmbledhje janë sa të veçantë aq edhe unikë. Por të gjithë i bashkon një tipar: janë parajsë për çdo pushues.