Këta ishin deputetët e LDK-së që nuk morën pjesë në fjalimin vjetor të Osmanit

Prishtinë | 15 Dhj 2023 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Sot presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur adresimin e saj para Kuvendit me fjalimin e saj vjetor. Ky fjalim u bojkotua nga deputete opozitar, nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), raporton Ekonomia Online.

Këtë fjalim nuk e ka bojkotuar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), por disa deputet të kësaj partie nuk janë parë në Kuvend gjatë fjalimit të presidentes.

Në këtë seancë nuk janë parë deputetët Avdullah Hoti, Driton Selmanaj e Agim Veliu.

Të ngjashme