Këta janë 10 kandidatët më të votuar të Vetëvendosjes në Prishtinë

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 11:47 | Nga

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka mbledhur një shumë të madhe votash vetëm në Prishtinë.

Sipas burimeve të Periskopit, Kurti vetëm në Prishtinë ka arritur të mbledhë 24598 vota.

Pas Kurtit, vjen Shpend Ahmeti me 17575 vota. I treti në radhë është Dardan Sejdiu me 10109 vota. Në top pesëshen e më të votuarve të Vetëvendosjes në Prishtinë, është edhe Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, me 8405 vota.

Këto vota janë me minus 27 vendvotime të panumëruara ende.

Ja top 10’tëshja e më të votuarve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

LISTA:

Albin Kurti 24598

Shpend Ahmeti 17575

Dardan Sejdiu 10109

Dardan Molliqaj 8405

Visar Ymeri 7956

Aida Dërguti 6927

Glauk Konjufca 9039

Albulena Haxhiu 4379

Liburn Aliu 3517

Fisnik Ismaili 3443

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme