Ky vit për shumë VIPA do të mbetët shumë i veçantë pasi që u bekuan me ardhjen në jetë të një fëmije duke marrë epitetin prindër.
Për disa emocionet kanë qenë më të forta, sepse për herë të parë provuan ndjesinë e të qenit nënë/baba, disa prej tyre u bënë prindër për herë të parë e disa prej tyre për herë të dytë.
Ardhja e një fëmije në jetë është padiskutim momenti më i bukur për një çift të dashuruar.
E të shumtë ishin personazhet VIP që u bënë prindër për herë të parë dhe ndjesite e te qenit prind.
Ndër çiftet që u bënë prindër për herë të parë ishin reperi i njohur Fero dhe Arbenita, çifti i njohur u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Nina.
Moderatorja e njohur nga Shqipëria Marina bashkë me reperin nga Kosova Getin, u bën prindër për herë të parë, dyshja u bekuan me një vajzë të cilën e quajtën Marget.
Tuna Sejdi dhe Patris Berisha u gëzuan me ardhjen në jetë të djalit, të cilin e pagëzuan me emrin e veçantë Zen, dyshja u bën prindër për herë të dytë.
Gjithashtu edhe futbollisti i njohur Milot Rashica u bë baba për herë të dytë dhe djalin e pagëzoj me emrin Roan.
Edhe dyshja më e komentuar në mediat rozë Elita dhe Gjiko, u bënë prindër për herë të dytë, çifti u bekua me një vajzë të cilës i vendosën emrin Bota