Policia e Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë të saj për shkak të arrestimit të kameramanit Albion Selitaj gjatë përcjelljes së një ngjarjeje.
Ata janë suspenduar për 72 orë nga drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, shkruan Demokracia.com.
Demokracia.com merr vesh se për këtë rast janë suspenduar rreshteri Reshat Balaj dhe zyrtari policor, Driton Fondaj.
Dy policët e suspenduar janë zyrtarë në Stacionin Policor në Suharekë.