Një ditë para seancaës për votimin e Qeverisë së re, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm për të vendosur për emrat e ministrave të saj në qeverinë Kurti.
Një burim nga mbledhja ka treguar se krahas emrave të kanidatëve për ministra, sot është vendosur që pozitën e kryeparlamentarit ta marrë Vjosa Osmani, nënkryetare e LDK-së. Ajo do të jetë kryetare me mandat të plotë, pa rotacion.
E Arben Gashi është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të LDK-së.
Sipas marrëveshjes së arritur sot, qeveria është zgjeruar më 15 ministri dhe LDK do të udhëheqë 6 prej tyre. Me poshtë ju sjellim emrat e kandidatëve të LDK-së për gjashtë pozitat ministrore:
Avdullah Hoti: Zëvendëskryeministër i parë
Lumir Abdixhiku: Ministër i Infrastrukturës dhe Planifikimit
Anton Quni: Ministër i Mbrojtjes
Agim Veliu: Ministër i Punëve të Brendshme
Hykmete Bajrami: Ministre e Arsimit
Vlora Dumoshi: Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Besian Mustafa: Ministër i Bujqësisë.