Këta janë kandidatët nga lista Guxo më të votuarit deri më tani

Prishtinë | 09 Qer 2026 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në proces e sipër të numërimit të votave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e parakohshme që janë zhvilluar më 7 qershor.

Deri më tani janë numëruar rreth 23% e votave nga KQZ.

Nga 10 kandidatët nga partia Guxo, dëri më tani, me rezutlatet e tanishme vetëm Donika Gervalla  (18,652 vota) dhe Blerim Gashi (3,496 vota) kanë votat e mjaftueshme që të sigurojnë nga një ulëse në Kuvend.

Ndërsa të tjerët ende nuk kanë arritur t’i kenë votat e mjaftueshme deri më tani edhe pse janë numëruar rreth 24% të votave.

Kurse e treta me më së shumti vota deri tash nga partia GUXO, është Triera Kasumi-Berisha me 2,096, ndërsa i katërti është Fatos Geci me 1,854 vota dhe i pesti është Haki Huruglica me 1,747 vota.

Këtu gjeni linkun ku mund të i përcilleni numërimin nga KQZ – KËTU

Të ngjashme