Këta janë kandidatët për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit

Prishtinë | 25 Nën 2024 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Në mbledhjen 257 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), është konfirmuar lista prej gjashtë kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj, prezantoi listën përfundimtare që komisioni ka vlerësuar që plotësojnë kushtet për kryeprokuror të Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kandidatët për Kryeprokuror të Apelit janë: prokurori Agron Bajrami, Arben Ismaili, Ikramije Bojaxhiu, Sebahate Sinani, Sheribane Selimi- Muçaj dhe Shkelzen Ibrahimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje, më 11 vota për u miratua Rregullorja për Themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar në Sistemin Prokurorial dhe Rregullorja për Vlerësimin e Rezultateve të Punës të Stafit Administrativ të Sistemit Prokurorial. 

Të ngjashme