Këta janë katër lojtarët që kanë ndryshuar planet e Mourinhos

Prishtinë | 23 Tet 2026 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Jose Mourinho ka ndryshuar skemën e Real Madridit para El Clasicos ndaj Barcelonës, duke u mbështetur te Fede Valverde, Arda Guler, Endrick dhe Yan Diomande.

Valverde po aktivizohet si mbrojtës i djathtë, ndërsa Guler luan më i tërhequr në mesfushë. Ndërkohë, Endrick po fiton hapësira në krahun e djathtë, kurse Diomande ka shkëlqyer me paraqitjet dhe golat e fundit.

Pas dy fitoreve radhazi me rezultat 4-1 ndaj Sevillas dhe Leipzigut, Mourinho synon ta vazhdojë këtë formë në përballjen e së dielës me Barcelonën, e cila ka gjashtë pikë më shumë në renditje.

Të ngjashme