Këta janë kundërshtarët e Shqipërisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian

| 09 Tet 2022 | 13:30 | Nga

Kombëtarja e Shqipërisë është renditur në grupin E në kualifiikimet për Kampionatin Evropian.

“Kuq e zinjtë” në këtë grup do të jenë përballë Polonisë, Çekisë, Ishujve Faroe dhe Moldavisë.

Në shortin e hedhur në Frankfurt të Gjermanisë, Shqipëria ishte në vazon e tretë.

Ndeshjet për kualifikimet në “EURO 2024”, do të luhen nga muaji mars i vitit 2023.

Kampionati Evropian do të luhet në Gjermani.

Të ngjashme