Trajneri i Kombëtares se Kosovës ka publikuar sot listën e të ftuarve në Kombëtaren e Kosovës, e ku ka shumë risi dhe fytyra të reja në të.
Në këtë listë ka shumë risi por janë edhe disa emra që nuk dihen arsyet se pse nuk i ka ftuar Challandes. Sigurisht arsyet e mosftesës së Challandes do të tregohen në ndonjërën nga konferencat për shtyp që ai pritet t’i mban këto ditë.
Në portë është kthyer Arijanet Muric pas suspendimit në ndeshjet e fundit të nëntorit për Kombëtaren e Kosovës kundër Suedisë dhe Spanjës derisa përsëri janë ftuar portierët Samir Ujkani dhe Visar Bekaj. Në mbrojtje Challandes ka bërë dy prurje të reja. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë të skuadrës PEC Zwolle të Erdivisie, Destan Bajsylejmani që është vetëm 22 vjeçar dhe deri me tani është paraqitur për Kosovën U21. Një lojtar tjetër në krahun e djathtë të mbrojtjes është edhe 28 vjeçari Bashkim Ajdini që luan për skuadrën e kategorisë së dytë në Bundeligë, Vfl Osnabruck.
Sylejmani përpos krahut të majtë luan edhe si mesfushorë i krahut. Ftesë nga Kosova ka fituar edhe mesfushori ofensivë i Schalke 04, Blendi Idrizi (23). Blendi mund të luajë edhe në krah të sulmit. Ndërkohë në mesfushën defansive Challandes ka shtuar edhe mesfushorin 21 vjeçar të FC Luzern, Lorik Emini, shkruan GazetaExpress.
Sulmit të Kosovës do t’i shtohet në këto miqësore edhe një fytyrë e re. Bëhet fjalë për Valmir Sulejmanin, një sulmues 25 vjeçar që luan për Hannover 96. Tjetër sulmues i ri i ftuar për Kosovën është edhe Zymer Bytyqi që luan si sulmues në krahun e majtë të sulmit si dhe sulmuesi Astrit Selamani që luan për Malmon.
Ndërkohë nga fytyrat e vjetra ftesë kanë rimarrë: Mërgim Vojvoda, Amir Rrahamani, Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Betim Fazliji, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Besar Halimi, Idriz Voca, Milot Rashica, Lirim Kastrati, Arbër Zeneli dhe Vedat Muriqi.
Ndërkohë kësaj liste i mungojnë sulmuesit: Edon Zhegrova, Atdhe Nuhiu dhe Bernard Berisha por edhe Benjamin Kololli. Ndërkohë në mesfushë nuk është ftuar as Bersant Celina dhe Elbasan Rashani por edhe mesfushori më në formë këtë sezon në Kosovë Valon Berisha. Valon Berisha është parë në pushime në Kosovë po nuk dihet se pse nuk është ftuar për Kosovën. Lojtarë të tjerë që nuk janë ftuar janë edhe Florent Muslija dhe Florent Hasani.